Sulmi me dronë ukrainas godet aeroportin e Kurskut në Rusi

Të paktën katër persona u vranë të hënën, tha Volodymyr Zelenskiy, mes sulmeve ruse gjatë të cilave u rrëzuan 60 nga 70 raketa. Sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën e Ukrainës, thanë forcat ajrore ukrainase. Punonjësit e energjisë kishin filluar tashmë punën për rivendosjen e energjisë, ka deklaruar presidenti ukrainas, Zelenskiy. Zyrtarët ukrainas deklarojnë se sulmet ajrore shkatërruan shtëpi në jug, ndërprenë energjinë në veri dhe vranë të paktën dy persona.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dronët ukrainas sulmuan dy baza ajrore në Ryazan dhe Saratov në Rusinë jug-qendrore, duke vrarë tre ushtarakë dhe duke plagosur katër të tjerë, me dy avionë të dëmtuar. Ukraina nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet të cilat konsiderohen si më të thellat brenda territorit të Rusisë që kur Moska pushtoi Ukrainën më 24 shkurt të ketij viti.

Policia spanjolle përgjoi tri zarfe të tjera në adresë të ambasadës së Ukrainës në Madrid dhe konsullatave të saj në Barcelonë dhe Málaga, thanë burime policore të afërta me hetimin. Javën e kaluar, zyrtarë ukrainas thanë se një seri “pakosh të përgjakshme” u dërguan në misionet e saj në të gjithë Evropën, menjëherë pasi një letër-bombë shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Spanjë dhe policia çaktivizoi letra të tjera të dërguar, ndër të tjera, në adresë kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez.

Pjesë të prodhimit kanadez u gjetën në dronët iranianë “kamikaze” të përdorura nga Rusia për ta sulmuar Ukrainën, sipas një projekti hetimor nga OJQ-ja Stateëatch. Kjo OJQ tha se komponentë nga 30 kompani evropiane dhe amerikane, duke përfshirë pjesët e antenave nga Tallysman ëireless, një prodhues kanadez, janë përdorur në dronët Shahed 136.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se sulmet e fundit ruse kundër Ukrainës janë një kujtesë e brutalitetit të Vladimir Putin. John Kirby, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gjithashtu gazetarëve se një tavan i çmimit të naftës nuk do të ketë ndonjë ndikim afatgjatë në çmimet globale të naftës, raportoi Reuters.

Policia moldave gjeti të hënën fragmente të një rakete në një rajon verior pranë kufirit me Ukrainën, portali shtetëror informativ Prima Sursa citoi policinë të thoshte pasi Rusia kreu sulme me raketa.

Mobilizimi i fundit i Rusisë e rriti kërcënimin e saj ushtarak në Ukrainë, me ushtarë të trajnuar më mirë që mbërrinin në vijën e frontit, tha komandanti i forcave tokësore të Ukrainës. Megjithatë, Rusia po përdor shumë pajisje të vjetra sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i rimbushur furnizimet dhe rusët kanë bërë përparim të ngadaltë rreth Bakhmutit, një nga zonat kryesore të betejës në Ukrainën lindore, raportoi Reuters.

Vladimir Putin ka kaluar me veturë përmes urës Kerç që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, e cila u dëmtua nga një kamion bombë në muajin tetor. Presidenti rus foli me punëtorët dhe një zyrtar të lartë të qeverisë, raportoi Reuters.

India i dha një listë të produkteve të saj Moskës për qasje në tregjet ruse, tha ministri i jashtëm Subrahmanyam Jaishankar, pasi vendi i tij kërkon të ngushtojë një deficit tregtar në rritje me Rusinë në një kohë kur Moska përballet me mungesa akute të disa materialeve thelbësore pas sanksioneve perëndimore.

Kremlini ka paralajmëruar se çmimi i ri tavan perëndimor i naftës ruse do t’i destabilizojë tregjet globale të energjisë, por pretendon se nuk do të ndikojë në pushtimin e Ukrainës. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia po e përgatit përgjigjen e saj ndaj lëvizjes së G7 dhe aleatëve.

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se do ta vazhdojë bashkëpunimin energjetik me Rusinë pasi G7, BE dhe Australia vendosën e çmimet tavan të naftës ruse. Kina, e cila tha se do të vazhdojë në bazë të respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, i ka rritur blerjet e saj të përzierjeve të naftës ruse Urals këtë vit.

Olaf Scholz e ka paralajmëruar perëndimin që ta shmangë krijimin e një lufte të re të ftohtë duke e ndarë botën në blloqe. Duke shkruar në një opinion për revistën Foreign Affairs, kancelari gjerman bëri thirrje që të bëhen çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala