Bagdad, 82 të vdekur nga zjarri në një spital ku po trajtoheshin pacientë me COVID-19

Një zjarr i nisur si shkak i një bombole të oksigjenit përfshiu një spital të shtunën në mbrëmje në Bagdad .

Spitali nuk kishte detektorë tymi ose spërtakës.

Deri tani është raportuar për 82 të vdekur, shumica prej tyre pacientë më COVID-19 dhe të afërm të tyre, shembull ky shkatërrues i ndikimit të pandemisë në një vend që është i mbushur me korrupsion, keq menaxhim dhe infrastrukturë të dobët.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se më shumë se 110 njerëz janë lënduar, dhe se vdekjet pritet të rriten pasi shumica e pacientëve që morën plagë të rënda nga djegiet janë dorëzuar tashmë.

Spitali Ibn al-Khatib, gjendet në një nga lagjet më të varfa të Bagdadit dhe është destinuar të trajtoj rastet e rënda më COVID-19.

Gjenerali Khadhim Bohanm, kreu i forcave mbrojtëse civile të Irakut, tha se zjarri u shpërnda shumë më shpjet për shkak të materialit artificial në muret e kujdesit intensiv.

Ai shtoi se mbrojtja civile e ka inspektuar këtë spital vitin e kaluar si pjesë e 18,500 inspektimeve teknike por, që rekomandimet për masa të sigurisë janë injoruar.

Mjekët e përshkruan skenën në spital si kaotike, që ishte i mbushur me të afërm të pacientëve.

Zyrtarisht, ekziston ndalesa për vizitorë në spitale si mënyrë e shmangies së infeksionit, por për shkak se spitalet në Irak kanë mungesë të stafit të infermierëve, spitalet, madje edhe ato me COVID-19, janë të varur nga ndihma e të afërmve për pacientët.

Në mesin e të vdekurve kishte shumë pacientë të vjetër, përfshirë disa në ventilatorë që nuk kanë qenë në gjendje të lëvizin kur ka rënë zjarri.

Zyrtarët thonë se disa nga trupat janë djegur aq shumë se do nevojitet test i ADN-së për t’i identifikuar.

Një nga mjekët e këtij spitali kishte thënë se arsyeja e numrit të madh e të vdekurve është mbi popullimi i spitalit pasi ishin injoruar masat për vizitorët që supozohej të ishin në izolim. NewYorkTimes

 

Përktheu: Ardita Zeqiri