Ilustrim

Bizneset në Kosovë do të përkrahen me 8 milionë e 463 mijë euro nga Banka Botërore

Banka Botërore do t’i ndihmojë bizneset në Kosovë me mbi 10 milionë dollarë apo rreth 8 milionë e 463 mijë euro për rimëkëmbje ekonomike, pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes një njoftimi ka treguar se këto para do të shpërndahen në formë të granteve brenda dy vitesh.

Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj sot gjatë një takimi virtual me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore ka diskutuar për  ecurinë e projektit “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport”.

Sipas saj, MTI për t’i dalë në ndihmë sektorit privat ka marrë iniciativa për t’i ndihmuar sektorit privat, me fokus shpërndarjen  e granteve për biznese të ndryshme dhe bizneset të cilat janë në pronësi të grave.