Bislimi: Devolli mbylli terminalin brenda Trepçës dhe e hapi në afërsi

Besnik Bislimi, ministër i Financave dhe Transfereve, ka folur në lidhje me terminalet doganore që janë në pronësi të familjes Devolli.

Bislimi në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se ato nuk janë terminale doganore, por janë terminale të mallrave.

“Unë kam kërkuar dokumente prej Doganave se kush ju ka dhënë këtyre terminaleve licencë për të operuar si terminale doganore. Asnjë prej terminaleve nuk janë terminale doganore, janë terminale të mallrave, me praktika jo shumë të mençura të Ministrisë së Financave në qeveritë e kaluara janë obligu zyrtarët doganorë më shku me u vendos në zyre brenda terminaleve të mallrave”, tha ai.

“Pastaj kur vendoset zyrtari doganor, zhdoganimi bëhet i mundshëm brenda ambientit të terminaleve të mallrave dhe mandej ai mundet mu inkasu. Çka po e bëj unë, po i tërheq zyrtarët doganorë prej aty, terminali është privat, por zhdoganim nuk mundet më bë. Më nuk më i ntereson çka ndodhë me terminalin”, shtoi Bislimi.

Ai tregoi edhe një rast kur Devollët kanë hapur terminal doganor në afërsi të Trepçës.

“Në Trepçë ka qenë brenda terminali doganor, biznesi privat Devolli e ka mbyllë atë dhe ka hapë 200 metra tutje prej rrugës terminalin privat. Të hyrat që është dashtë m’i shku Trepçës, i shkojnë sektorit privat”, tha Bislimi.

Terminalet e kontrolluara nga biznesmenët, Albin Kurti planifikon hapjen e Terminaleve Doganore shtetërore

.