Kryeministri Mustafa shpalli gjendje gatishmërie nëntorin e kaluar dhe njësitë speciale u shfaqën kudo në Kosovë | Foto: KALLXO.com

Birra me vëllain e Hashim Thaçit, suspendohet Amir Gërguri

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është supenduar me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.

KALLXO.com ka kontaktuar me Drejtorin Qalaj i cili ka konfirmuar suspendimin e Gërgurit.

“Po është suspenduar. Arsyeja është për shkak të atij ahengut që është organzu. Sipas të gjithave gjasave ai aktivitet është organizuar të shtunën”, tha Qalaj.

Gërguri është suspenduar për shkak se i njëjti, ditë më parë ishte fotografuar në shoqëri të vëllait të presidentit Hashim Thaçi dhe disa personave të tjerë në një mbledhje në një zonë malore.

Grumbullome të tilla sipas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës janë të ndaluara për shkak që të njëjtat mund të jenë rrezik për përhapjen e pandemisë COVId-19.

Së bashku me vëllain e Thaçit, përveç Gërgurit është parë edhe U. D i Drejtorit të Burgut të Dyzit Burim Buleshkaj.

Për këtë të fundit KALLXO.com po pret përgjigje nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës të dijë masat që do të ndërmarrin.

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale, është bërë ditëve të fundit. Kujtojmë se që nga data 13 mars, Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Në këto masa, është përfshirë edhe Policia e Kosovës e cila sipas një vendimi, po punojnë nga 12 orë për të ofruar rend dhe siguri gjatë kohës së pandemisë.