Biden e sulmon Trump lidhur me komentet e tij duke e krahasuar me retorikën naziste

Presidenti amerikan Biden kohët e fundit iu drejtua donatorëve të fushatës, duke e vënë theksin tek shqetësimet për një betejë të mundshme zgjedhore të vitit 2024 kundër Donald Trump.

Biden e ka kritikuar gjuhën e Trump, duke e barazuar atë me atë të përdorur nga nazistët në vitet 1930, veçanërisht duke u fokusuar në përdorimin e termit “parazitë” nga Trump për t’i përshkruar rivalët politikë dhe vërejtjet e tij për emigrantët që “helmojnë gjakun e vendit tonë”. Njëkohësisht, Biden ka thënë se në rast se Trump do të rikthehej në Shtëpinë e bardhe ai do ta përdorte presidencën e tij për “hakmarrje dhe shpagim” ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Biden i ka dënuar gjithashtu sulmet verbale të Trump ndaj burrit të Nancy Pelosit duke e ndërlidhur historinë e punës së Trump me presidencën e Herbert Hoover.

Biden ia vlerësoi rezultatet e fundit zgjedhore rezonancës dhe popullaritetit të agjendës së tij, duke theksuar se që nga hyrja e tij në sferën politike kundër Trump, trendi ka treguar fitore të vazhdueshme për axhendën e tij.

Biden ka sugjeruar se premtimi i Trump për fitore të parreshur nuk është realizuar, duke thënë: “Jemi lodhur nga Trump. E vërteta është se ky djal nuk po lodhet duke humbur.”/CNN

Përgatiti: Nuhi Shala