BE i jep Kosovës materiale për testet e COVID-19

Kosova sot ka pranuar materiale validuese për testet e COVID-19 nga Bashkimi Europian.

Sipas një njoftimi nga zyra e BE në Kosovë, këto materiale janë dhuruar për t’i vërtetuar rezultatet e COVID-19.

Sipas njoftimit këto materiale do të jenë të mjaftueshme për 60,000 teste të coronavirusit.

“Kosova sapo ka marrë materiale për kalibrimin e testit për COVID-19 si një dhurim nga Qendra e Përbashkët e Kërkimit e BE. Materiali është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e COVID-19 dhe të sigurojë që personat e infektuar diagnostikohen siç duhet. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për të vërtetuar 60,000 teste”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE në Kosovë.

604 persona janë të infektuar nga kjo pandemi në nivel vendi, 128 prej tyre janë shëruar dhe 19 kanë vdekur.