Ilustrim

Banesa i përfshihet nga flakët, humb jetën 90-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Krane të Sarandës.

Sipas policisë ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. TopChannel