Ballkani fiton edhe Kupën e Kosovës
22.5.2024 - 18:23
Ballkani ka fituar edhe Kupën e Kosovës në futboll pasi ka mposhtur Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2.
Në minutën e 21-të të ndeshjes, Walid Hamidi realizoi për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë golin e dytë në ndeshje.
Ndërsa, Prishtina arriti të fitojë penallti në minutën e 77-të pas një prekje me dorë të topit në zonë nga Bajram Jashanica.
Në minutën e 82-të Albin Krasniqi barazoi për 2-2.
FC Ballkani është shpallur edhe kampion i Superligës së Kosovës, për herë të tretë radhazi.
Ndërsa kjo është hera e parë që Ballkani fitoi Kupën e Kosovës.