Atletja Gresa Bakraçi, Foto: Kosovo Olympic Committee/Facebook

Atletja Gresa Bakraçi e bronztë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Turqi

Atletja nga Kosova, Gresa Bakraçi, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të atletikës. Bakraçi doli e treta në disiplinën 3000 metra, në kampionatin e atletikës që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Medaljen ia ndau kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, i cili është edhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Gresa është bursiste olimpike e Paris 2024.