Prishtina 2023

Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja

ASK: Rreth 1.6 milion pritet të jetë numri i banorëve në Kosovë

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë i cili ka filluar më 05.04.2024 përfundoi të premten më 24.05.2024.

Për këtë proces, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mbajti konferencë për media.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, pritet që numri i popullsisë të jetë rreth 1.6 milion banorë rezidentë dhe 600 mijë banorë nga diaspora.

Në këtë proces drejtori i ASK-së tregoi se ka pasur interesim masiv nga të gjitha komunitete për regjistrim, përveç atij serb, sipas të cilit kanë hezituar për t’u regjistruar.

“Në përgjithësi të gjitha komunitetet në Kosovë kanë qenë të hapura dhe kanë qenë në favor të regjistrimit të popullsisë. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka qenë masive, përveç komunitetit serb në katër komunat në veri, që kanë marrë pjesë pjesërisht”- deklaroi Kastrati në një konferencë për media më 27.05.2024.

Kjo sipas kreut të ASK-së, mund te ketë ardhur si shkak i “presioneve politike.”

Madje ai shtoi së tri herë janë trajnuar regjistrues të ndryshëm për këtë pjesë te popullsisë.

Të dhënat e para pritet të jenë ne pjesën e parë të muaji korrik ndërsa  rezultatet preliminare në fund të muajit gusht 2024.

“Janë kursyer mbi gjysmë milion euro për krijimin e sistemit që është bërë nga ASK-ja”- njoftoi Kastrati.

Në procesin e regjistrimit të popullsisë kanë marrë pjesë 5,011 persona përfshirë këtu regjistruesit dhe mbikëqyrësit, pa përfshirë pjesëmarrjen e Policisë se Kosovës, tregojnë të dhënat e agjencisë.

Kastrati ndër të tjera ne këtë konferencë falënderoi të gjitha institucionet, organizatat ndërkombëtare, komunat dhe partitë pulitke për bashkëpunimin dhe  përkrahjen e procesit të regjistrimit të popullsisë.