Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi Policinë para pak ditësh

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar D.P., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Pak ditë më parë, Policia kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për të arrestuar të dyshuarin, ndërsa sot ai është arrestuar.

D.P. dyshohet se me 13 prill ka goditur me veturë një polic gjatë një operacioni të Njësive Speciale në afërsi të Radavcit, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Përveç sulmit ndaj policisë, D.P. ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës edhe për fajde. 

Incidenti në Pejë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të dyshuarit