Incidenti në Pejë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të dyshuarit

Policia  në Pejë ka publikuar fotografinë e të dyshuarit Driton Podrimqaku, 41 vjeçar, nga fshati Novosellë e Pejës, i cili po kërkohet për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

I dyshuari  dyshohet se sot ka goditur me veturë një polic gjatë një operacioni të Njësive Speciale në afërsi të Radavcit të Pejës.

KALLXO.com mëson se personi i dyshuar e ka goditur me veturë policin ndërsa i njëjti vlerësohet si person me rrezikshmëri të lartë. I arratisuri dyshohet se është i armatosur.

I dyshuari posedon veturën e tipit ‘VW Tiguan” ngjyra e hirit me targa 03-990-GB.

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999, 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, si dhe ne e-mail adresën [email protected].

 

 

Incident i rëndë në Pejë, lëndohet një polic