Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se e kanosi me armë vëllanë e tij

Një person është arrestuar nga Policia pasi që pas një mosmarrëveshje për shkak të pronës ka kanosur vëllanë e tij. Gjatë kontrollit nga ana e Policisë të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë e tipit VIZO-70 me karikator, cal- 7.65 mm si dhe 2 fishekë

Sipas raporti 24-orësh policor, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mleqan Komuna e Malishevës.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe pas intervistës  më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajte.