Tate Modern, në bregun jugor të Thames, është një nga atraksionet më të njohura në Londër, Foto: CNN

Arrestohet një adoleshent pasi një fëmijë ra nga kati i 10-të në Londër

Një i ri është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi një djalë 6 vjeçar u hodh nga kati i 10-të në galerinë ‘Tate Modern’ në Londrën qendrore gjatë ditës së diele, raporton CNN.

6-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në një çati të katit të pestë dhe u dërgua në spital nga një helikopter.

Oficerët fillimisht thanë që djali ishte në gjendje kritike.

Por sot ata kanë deklaruar se ai është në “gjendje kritike, por të qëndrueshme”. Ata shtuan se familja e djalit po mbështetej nga policia.

Policia tha se 17-vjeçari i dyshuar kishte mbetur me persona të tjerë në platformën e katit të 10-të dhe ishte arrestuar.

“Nuk ka asgjë për të thënë nëse ai është i njohur për viktimën”, shtoi deklarata.

Nancy Barnfield, nga Manchester, ishte në katin e 10-të të galerisë me dy djemtë e saj në kohën e incidentit.

Ajo tha se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë ndërsa po largohej, dhe pa disa njerëz që po ndalonin një djalë të ri për të cilin tha se më parë kishte vërejtur se vepronte në mënyrë të dyshimtë.

Ajo tha se djali, i cili dukej se ishte 19 deri në 21 vjeç, dukej shumë i qetë dhe nuk po kundërvihej.

Përgatiti: Dorentina Kastrati