Ilustrim

Arrestohet me armë në valixhe në Aeroportin e Prishtinës

Një person është arrestuar pasi që të njëjtit iu është gjetur një armë gjatë kontrollit të valixhes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Policia e Kosovës ka njoftuar se revolja dhe katër fishek e gjetur në valixhen e të dyshuarit janë konfiskuar.

Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.