Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prishtinë

Është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës, një person i cili dyshohet se me datat 2 korrik dhe 10 shtator në Prishtinë ka sulmuar dhe ngacmuar seksualisht një grua.

Personi i arrestuar nga Policia, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajte.