Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Viti, erdhi nga Zvicra me të dashurën e tij të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimin për dhunim.

I arrestuari dyshohet se kishte ardhur nga Zvicra në shoqërimin e një të mituri, shtetase turke.

Në raportin policor bëhet e ditur se mitura është 16-vjeçare, e dashura e të dyshuarit.

Policia thotë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.