Ilustrim

Arrestohet gruaja që dyshohet se tentoi të fusë narkotik në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Policia ka arrestuar një grua pasi dyshohet se ajo kishte tentuar të fuste substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për t’ia dhënë një burri që po vuan dënimin në këtë Qendër.

Sipas policisë, për rastin që ka ndodhur mesditën e djeshme, Prokurori ka vendosur që e dyshuara të dërgohet në mbajtje.