Ilustrim

Arrestohet Dardan Molliqaj

Njësitë Speciale të Policisë e kanë arrestuar sonte kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Molliqaj po kërkohej nga forcat e rendit në lidhje me incidentin gjatë protestës së organizuar nga PSD kundër paralajmërimit të shtrenjtimit të rrymës.

Kreu i PSD-së po dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar.

Në protestën e të shtunës Molliqaj është parë duke e goditur një pjesëtar të Policisë në hyrje të ndërtesës së Qeverisë.

Molliqaj është arrestuar te zyret e emisionit Pressing të T7, ku ai do të merrte pjesë në një debat.