Arrestohet burri në Ferizaj, dyshohet se e ka rrahur gruan e tij
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit, sot rreth orës 00:05, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.
Policia bën të ditur se i dyshuari me inicialet B.M., 42-vjeçar, vazhdimisht kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S., 31-vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe sulmi”.