Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohen tre persona për vjedhje, drogë dhe para false në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë vjedhur një shtëpi dhe një garazhë në Ferizaj.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë arrestuar pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia ka njoftuar se tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur një qese substancë narkotike dhe 500 euro që dyshohet te jenë të falsifikuara.

“Të dyshuarit M. E. (M/K) i moshës 21 vjeçar, S. A. (M/K) i moshës 17 vjeçar dhe E. S. (M/K) i moshës 16 vjeçar, ndërsa si prova materiale janë gjetur: një pako me kabllo elektrike, tri palë mbathje ( atlete), ndërsa tek i dyshuari madhor M. E. janë gjetur: një qese me substancë të narkotikëve dhe para të gatshme 500 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:55 në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa, rasti është cilësuar “Vjedhje, posedim i narkotikëve dhe falsifikim i parave’’.