Ambasadori Berishaj takon ministrin e jashtëm kroat, Goran Grliq Radman

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj ka takuar ministrit te Punëve të Jashtme të Kroacisë Goran Grliq Radman .

Sipas njoftimit për media të ambasadës, në këtë takim është diskutuar për rrugën evropiane të Kosovës.

“Në takim u bisedua për mbështetjen pa rezervë të shtetit kroat në rrugën dhe iniciativat që i merr Kosova si shtet në rrugën e integrimeve evropiane dhe evroatlantike. Takimi u bë në prag të Konferencës të cilën e ka organizuar Qeveria kroate me temë: “ Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe kontributi i Kroacisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Javë më parë, mediat sllovene raportuan për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e kanë titulluar si skandal të madh financiar.

Sipas këtij mediumi, Golob është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Këto akuza i ka mohuar vet Berisha, i cili i ka quajtur shpifje dhe ka paralajmëruar padi ndaj mediumit.

“Nga sot, padia ime kundër portalit ne fjalë, hap rrugë për fjalën e fundit gjykatës”, ka shkruar ai në facebook.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar shkarkimin e Berishajt, ndërsa presidentja Vjosa Osmani është shprehur se i beson ambasadorit Berishaj.

Presidenca i kërkon raport ambasadorit Berishaj për raportimin e medias sllovene