Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk është certifikuar për zgjedhjet e parakoshme të Republikës së Kosovës, ka votuar sot në Fakultetin e Filologjisë.

Kurti tha se “sot është ditë e bardhë e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë”.

“Qytetarët kanë nevojë pëe demokraci institucionet për legjitimitet….Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, tha Kurti.

I pyetur nëse do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave Kurti tha se fushata ka përfunduar pardje dhe sot e kanë fjalën qytetarët.

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.