Dokument - Vendimi i plotë që ia ndalon Albin Kurtit kandidimin për deputet

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas vendimit të marrë sot, PZAP ka certifikuar vetëm listën e kandidatëve të LVV-së që nuk kanë probleme me ligjin- nuk janë të denuar në 3 vitet e fundit me vendim përfundimtar.

Sipas këtij vendimi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe 4 kandidatë të tjerë nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidatët që nuk mund të marrin pjesë janë, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi.

“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LV), lista e kandidatëve për deputetë të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Vendimi i PZAP-së për LVV-në
Vendimi i PZAP-së për LVV-në
Vendimi i PZAP-së për LVV-në
Vendimi i PZAP-së për LVV-në
Vendimi i PZAP-së për LVV-në
Vendimi i PZAP-së për LVV-në

Sipas vendimit të PZAP-së nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë, pasi Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit, mirëpo mjafton vetëm fakti që i njëjti ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit  që të mos mund të jetë kandidat për deputet.

Madje sipas këtij vendimi një personi mund t`i kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, por ka një akuzë aktive nga ndonjë Tribunal. Paneli po ashtu ka vlerësuas se Ligji mbi Zgjedhjet e përgjithshme është ligj special në raport me Kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast.

Zgjedhjet e parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt. KQZ-ja të premten nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të LVV-së, kjo pasi që vet kryetari i LVV-së Albin Kurti si dhe 4 kandidatë të tjera kanë probleme me ligjin.

KQZ-ja nuk e ka certifikuar as listën e AAK-së dhe Nisma-s.