Konferenca për media e kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla për situatën në veri, 7 nëntor 2022, Foto: KALLXO.com

Albin Kurti: Njohja nga 5 vendet e BE-së do përshpejtonte integrimin tonë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar tha se Kosova i ka dhënë cak orientimit evropian pas aplikimit që bëri për hyrje në Bashkim Evropian.

Sipas tij, njohja nga pesë vendet e BE-së do mundësonte përshpejtim të integrimit të Kosovës.

“Orientimit evropian i dhamë cak. Integrimi do të thotë njohje, pranim, ndërvarësi, njohja nga 5 vendet e BE-së do të mundësonte përshpejtim të ingerimit në BE”- u shpreh Kurti.

Kurti po ashtu falënderoi deputetet për votim të buxhetit për vitin 2023.

“Mbrëmë kuvendi miratoi buxhetin, për herë të dytë radhazi buxhetin po e miratojmë para fillimit të vitit. Falënderojmë deputetë që votuan buxhetin i cili do të jetë më shumë për të gjithë” – ka thënë Kurti.

Më 14 dhjetor në një ceremoni zyrtare, tre krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, nënshkruan aplikacionin e Kosovës për t`u bërë pjesë e familjes evropiane.

Derisa, më 15 dhjetor Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i’a ka dorëzuar në Pragë letrën e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Ky hap i Kosovës është përshëndetur nga disa vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Çka pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE?