Albin Kurti - LV - FOTO KALLXO

Albin Kurti kujton rrëzimin e Millosheviqit nga pushteti

Ish-kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar 5 tetorin e vitit 2000, kur u rrëzua nga pushteti Sllobodan Millosheviq duke i konsideruar pasardhësit e tij politik, vazhdimësi të politikës së Millosheviqit.

“Ai ishte përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave në ish Jugosllavi, vdekjen e rreth 150 mijë joserbëve, dhe për gjenocidin mbi popullin boshnjak dhe shqiptar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se Millosheviqi ka rënë si personalitet politik, por politika e tij u ndjek nga pasardhësit e tij politikë.

Tutje, Kurti ka shkruar se dy vjet e gjysmë pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndërsa sot Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit.

“Ai ka parë si pasardhës të politikave të Millosheviqit Maja Gojkoviq e cila ishte zv.kryeministre në kohën e Millosheviqit, sot është Kryetare e Kuvendit të Serbisë; Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënësi i partisë së tij tash është Ministër i Punëve të Jashtme; ndërsa  sekretari i atëhershëm i Partisë Radikale të Sheshelit, partnere kjo e koalicionit me Milosheviqin, dhe ministrin e informatave në qeverinë e asaj kohe, Aleksandar Vuçiq, që tash është President i Serbisë”.

“Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se 20 vjet pas rrëzimit së Millosheviqit nga pushteti sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviqit.