Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë ‘Gogaj AG’ për lëndimin e punëtorit

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj pronarit të kompanisë “Gogaj AG” në Deçan, për mos respektim të rregullave mbi masat për sigurinë e vendit të punës, që si pasoje ka ardhur deri të lëndimi i një punëtori të kompanisë.

Sipas Prokurorisë rasti ka ndodhur me 29 gusht 2019.

Dosja e Prokurorisë sqaron se përderisa punëtori i kësaj kompanie, i dëmtuari V. Ç., ishte në depon e kompanisë në fjalë për tërheqjen e një dush-kabine, në momentin kur i dëmtuari tërheq paketimin, anojnë edhe disa paketime tjera, me ç’rast e godasin të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas aktakuzës, më këto veprime pronari i kompanisë ka konsumuar elementet e veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.