Aksidenti në Bullgari, i merret licenca kompanisë së autobusit të djegur

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se Ministria e Transportit ia ka marrë licencën e punës “Besa Transit”, pas rastit të aksidentit që ndodhi më 23 nëntor në Bullgari ku humbën jetën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Në njoftim thuhet se nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

“Pas dorëzimit të të dhënave zyrtare nga MPB-ja lidhur me autobusin e djegur në pronësi të “Besa Trans”, Ministria e Transportit ka vërtetuar se për të njëjtin nuk është dhënë licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve. “Në përputhje me nenin 12 të ligjit për transportin e udhëtarëve, në mungesë të të dhënave që janë vërtetuar nga Ministria e Transportit dhe me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj vepre tjetër nga ana e kompanisë, që do të shkaktonte pasoja negative, kompanisë “Besa Trans BTB” i merret licenca, gjegjësisht i ndalohet kryerja e punëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit./AlsatM