Edhe tre të mbijetuar të aksidentit në Bullgari, pritet të kthehen në Shkup

Edhe tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali “Pirogov” dhe të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike, raporton Alsat M.

Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.

Në mëngjesin e 23 nëntorit, një autobus nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është aksidentuar dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.