Ditë e dhimbshme në Vishticë, varrosen 4 viktimat e aksidentit tragjik

Sot në fshatin Vishticë në rajonin e Likovës është bërë varrimi i katër viktimave nga aksidenti tragjik në rrugën “Struma” në Bullgari.

Bëhet fjalë për familje katër anëtarëshe nga ky rajon, transmeton TV21.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme me nderime shtetërore autoritetet fillimisht kanë pranuar kufomat e 45 viktimave të aksidentit të 23 nëntorit, ku autobusi “Besa trans” u përflak në rrugën “Struma” në Bullgari gjatë kthimit nga Turqia. Viktimat u transferuan nga Sofja në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me dy aeroplanë ushtarakë

Me 23 nëntor një autobus që po udhëtonte nga Turqia drejt Maqedonisë së Veriut, ishte aksidentuar në Bullgari, ku si pasojë kishin humbur jetën 45 persona./TV21/.