Arrijnë në Shkup 2 nga 7 të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari

Dy te mbijetuarit e tragjedisë se 23 nëntorit do të pranohen në Qendrën Urgjente në Shkup, për të kaluar në Klinikën për Kirurgji Plastike.

Ministri Shëndetësisë, Venko Filipce tha se të mbijetuarit e tjerë pritet të arrijnë javën e ardhshme.

“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë dhe disa djegie në fytyrë. Pak është në shok, por kjo është. Jemi dhe ne në shok, por kjo është kjo. Jeta vazhdon më tej, duhet të jetojmë”, tha Rexhail Kamberi, njëri nga familjarët./Alsat.MK