Aksidenti në Mitrovicë - Foto: KALLXO.com

Aksident në Mitrovicë, dy të lënduar

Nga një aksident që ka ndodhur dje në Mitrovicë, janë lënduar dy persona.

Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe personat e lënduar janë drejtuesi i njërit automjet dhe fëmija i tij.

Tutje thuhet se të lënduarit ndihmën mjekësore e kanë marrë në Emergjencën e Spitalit në Mitrovicë.

Policia thotë se rasti i cili ka ndodhur rreth orës 22:00 është nën hetime.