Aksident në afërsi të Fushë Kosovës, krijohet kolonë e gjatë e automjeteve

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Disa fotografi kanë arritur në adresë të KALLXO.com nga ky aksident.

Në pamje shihet se ka arritur patrulla e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar edhe kolona të gjata.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes: