Aksident me të lënduar në Ferizaj

Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy veturave në Ferizaj mëngjesin e sotëm më datë 27.06.2024  rreth orës 07:47 në rrugën “Ahmet Kaçiku” tek nënkalimi në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli, i cili tha se veturat e përfshira janë vetura civile, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë Veseli

“Ndërsa janë shkaktuar dëme materiale edhe në shenjat vertikale të komunikacionit në rrugë”- shtoi ai.