AGK reagon për deklaratën e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi ndaj gazetares Saranda Ramaj
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për deklaratën e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi ndaj gazetares Saranda Ramaj.
“Gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës, anëtarja e Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi, ka denigruar punën e gazetares së Grupit Koha, Sarandaj Ramaj, duke sugjeruar madje edhe “marrje masash” kundër saj”- thuhet në reagimin e AGK-së.
“Kam kërku nga anëtarët e bordit edhe jemi duke e diskutu a me inicu një rast për këtë gazetare? A me lajmërua na Komision (të Kuvendit)”, citohet të ketë thënë Gashi.
Tutje, thuhet se AGK-ja ka vlerësuar se janë skandaloze sulmet publike Kimete Gashi ndaj gazetares dhe të papranueshme, duke përfshirë thirrjen për masa për shkak të punës së saj.