LIVE- Ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si President i ShBA-së

Joe Biden do të betohet si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ora 17:00 në Washington.

E gjithë kjo ditë pritet të përcillet me evente të shumta, të cilat fillojnë nga ora 11:00, sipas orës lokale në Washington.

Në orën 11:00 Joe Biden arrin në Capitol Hill, hyrja për mysafir do jetë e limituar deri në 1, 000 persona.

Në orën 11:15 fillon programi i inaugurimit; Lady Gaga do performojë himnin kombëtar si dhe do ketë performancë muzikore nga Jennifer Lopez.

Në ora 12:00, Joe Biden betohet si President, kurse Kamala Harris do betohet si gruaja e parë në histori në pozitën e zëvendëspresidentes.

Në ora 14:30 Joe Biden do vë kurorë lulesh në varrin e ushtarit të panjohur.

Nga ora 15:15 deri 15:30 Joe dhe Jill Biden do përcillen nga eskorta ushtarake presidenciale në Shtëpi të Bardhë.

Në ora 15:15 po ashtu  do shfaqet parada virtuale “Një paradë përreth Amerikës” me ekspozim të komuniteteve nëpër Amerikë.

Në këtë link mund ta ndiqni live ceremoninë.