Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Afër 3,400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë 3.398 raste active me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.”,  thuhet në njoftimin e IKShKP-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.