A pati avancime në Postë të Kosovës pa ndonjë bazë ligjore?
Ushtruesja e Detyrës e kryeshefit të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu në ‘Kallxo Përnime’ tha se 111 punëtorë të Postës së Kosovës kishin kontrata në një drejtori që s’ka ekzistuar konform rregulloreve të ndërmarrjes publike.
“58 punonjës janë sistemuar në vende të punës konform rregullores dhe në përputhje me procedura të konkursit dhe e vetmja që nuk ka ndodhur sipas konform procedurave ka qenë rritja e numrave të ekzekutuesve për 5 punonjës. Në kuadër të 111 kontratave kanë punuar në një emërtim me një drejtori që s’ka ekzistuat konform rregulloreve dhe këtyre punonjësve u është ndryshu kontrata e punës”, tha Kadiu.
Sipas saj, ka pasur edhe avancime që nuk kanë pasur bazë ligjore.
“Kanë qenë disa avancime të cilat nuk kanë pasur mbështetje ligjore të rregullores dhe deshta të ju them se 16 u.d dhe sistemime janë kthyer në pikën 0, ndërkaq një avancim është pensionu dhe tri të tjera janë në trajtim sepse të njëjtëve u lëshu kontrata e rregullt e punës”, tha Kadiu më tej.
Sipas saj, nuk kanë qenë 111 kontrata të paligjshme apo avancime, avancime kanë ndodhur por jo 111.