8 pacientë në pritje të analizave për COVID-19

Në Klinikën Infektive të QKUK_së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një publikimi të raportit ditor nga Klinika Infektive.

Sipas raportit, 32 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive.

Po ashtu, Hoti ka njoftuar se klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

Stafi i Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me COVID-19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe disa prej tyre janë testuar për COVID-19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 94 ditën e djeshme.