59 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se Klinika Infektive dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë të trajtojnë pacientë me COVID-19.

Përmes një njoftimi ShSKUK thotë se sipas raporteve nga klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 59 pacientë, 20 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 9  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Spital i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7  pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë”, thuhet një njoftim.

Sipas ShSKUK-së ky numër është shumë më i ulët, krahasuar me muajt e kaluar.