59 pacientë me coronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, dy në gjendje të rëndë

59 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën infetkive, prej tyre 9 po trajtohen me oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë janë në gjendje të rëndë.

Kjo u bë e ditur nga infektologu, Valbon Krasniqi, për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, në RTV21.

“Njëri nga ata është në kujdesin intenziv është intubuar, po ashtu kemi edhe një pacient tjetër që është në gjendje mjaft të rëndë duke përfshirë faktin që është edhe në dializë”, tha Krasniqi

Ai po ashtu tha se gjatë ditëve të vikendit ka pasur fluks më të madh të pacientëve.

Numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka arritur në 763, prej tyre 166 të shëruar dhe 21 të vdekur./21Media