Aksident trafiku (arkiv) - Foto: KALLXO.com

46 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës dje rreth orës 15:10.

Dy prej të lënduarve pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Prizrenit lirohen në shtëpi kurse i treti është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor, ka njoftuar Policia në raportin e saj të përditshëm.

Ky aksident bën pjesë në mesin e 46 aksidenteve të regjisruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës.

Policia ka njoftuar nga këto aksidente 17 ishin me të lënduar dhe 29 vetëm me dëme materiale.

Një aksident tjetër ka ndodhur në Tërpezë të Malishevës, ku përveç dy shoferëve lëndime kanë pësuar edhe 3 pasagjerë.

https://kallxo.com/lajm/malisheve-5-te-lenduar-ne-aksident-trafiku/

www.kallxo.com