43 pacientë po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, një në intubim

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 43 paicentë.

Sipas të dhënave nga Spitali, 35 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 ndërsa edhe 8 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga pacientët 1 është në intubim, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 po trajtohen me CPAP.

Ndërsa nga stafi mjekësor të infektuar janë 14 persona, ne mesin e të cilëve dy mjekë, dhjetë infermierë dhe dy anëtarë të stafit.