Ilustrim

36 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e infektimit nga COVID-19 e kanë humbur jetën 36 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 6,654 testime të realizuara, 1,037 persona kanë rezultuar pozitivë, raporton RTV21.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë infektuar gjithsej 173,689 persona. Prej tyre janë shëruar 154.174 pacientë, ndërkaq kanë humbur jetën 5,818 të tjerë. Janë realizuar 1.137.629 testime.