Foto: REL/EPA-EFE

3590 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Itali

Në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e Coronavirusit kanë vdekur 368 persona, raporton media kroate index.hr

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë raportuar 3590 raste të reja.

Në total në Itali momentalisht janë të evidentuara 20,603 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 1.809 persona.

Sipas statistikave në kohë reale, aktualisht në botë janë regjistruar 167,291 raste, ndërsa janë 6,455 viktima, dhe numri i të shëruarve arrin në 76,588 persona.

Përderisa në Kosovë, sot ka shkuar në 9, numri i të prekurve me coronavirus.