17 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, shpërtheu revolta popullore kundër misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNMIK. Pas përfundimit të luftës në qershor 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë kosovare. Më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lumë. Kjo ngjalli reagime të ashpra te qytetarët, të cilët më 17 mars nisën protestat thuajse në të gjithë Kosovën, duke eskaluar në dhunë.

Edhe 17 vjet pas, ende nuk dihet se kush i organizoi apo nëse ishin të orkestruara qëllimshëm. Derisa, askush nuk u gjykua dhe dënua për ato ngjarje. Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre 12 shqiptarë. RTV21