COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

152 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 nga testimi i 5.474 mostrave.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje.

Po ashtu, janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu, sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.

Në total numri i rasteve aktive është 872.