146 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës

146 persona të konfirmuar me virusin COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK, nga ta 5 pacientë janë duke u trajtuar në respiratorë, 11 në CPAP dhe 150 perona me oksigjeno-terapi.

91 pacientë nga këta janë duke u trajtuar në Spitalet Regjionale ndërsa numri më i madh i pacientëve është në Klinikën Infektive, gjithsej 34 pacientë.

12 po trajtohen në Klinikën e Anestezionit dhe 9 në Klinikën e Pulmologjisë.

Instituti i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 664 mostrave të testuara në 24 orët e fundit, nga të cilat 43 kanë rezultuar pozitivë.

Sipas IKPShK-së, në 24 orët e fundit 3 persona kanë vdekur dhe 239 janë shëruar nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.