13 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 468 mostra si persona të dyshuar që janë prekur nga pandemia COVID-19.

Nga këto mostra të testuara 245 persona kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëmuar edhe 13 viktima, kështu duke shkuar totali në 249 viktima.

Ndërsa është rritur edhe numri i rasteve aktive, gjithsej në Kosovë janë 3,687 raste aktive me COVID.19.

Kosova është në ditën e 142-të të pandemisë COVID-19, kur me 13 mars ishte shfaqur rasti i parë me COVID-19.